Gazetarja pyet live zëvendësministrin: Kur je anëtarësuar në PS?

Gazetarja Anila Basha është skeptike lidhur me emrat e rinj në kabinetin qeveritar. E ftuar në Ora News, ajo tha se shumica e emrave nuk kanë asnjë lidhje me PS dhe për këtë shfrytëzoi praninë e zëvendësministrit të Brendshëm Besfort Lamallari për ti bërë këtë pyetje:

Basha: Më fal kur jeni anëtarësuar në PS?

Lamallari: Para dy vitesh, jam anëtar te dyshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha u ndal dhe tek Ministrja që zëvendëson Mirela Kumbaron. ”Me gjithë kundërshtitë dhe debatet që ka hapur emri i Mirela Kumbaros si Ministre e Kulturës, Elva Margariti është një emër krejt i ri, i panjohur. I vetmi rast që ka dalë publikisht ka qenë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Herë tjetër nuk e kemi parë, vështirë ti gjejmë një foto. Sot e kemi parë në llozhën e Kuvendit të Shqipërisë .Çdo njeriu duhet ti japim kohën në dispozicion. Nuk mund të rrimë më me frymën e vjetër. Por statuti i PS-së përcakton përfaqësuesit në degët ekzekutive të PS dhe kemi një shkeje flagrante të statutit të PS”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?