Gazetarja rrëfen çfarë i tha prokurori Arjan Ndoji në shtratin e spitalit

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka rrëfyer në emisionin “Open” detaje nga takimi që kishte pasur në spital me prokurorin Arjan Ndoji.

Ajo tha se kishte mundur ta takonte atë pas atentatit të së premtes së javës së kaluar.

“Unë e takova prokurorin Ndoja. Ai vuri theksin te fakti që nuk ishte ai shënjestra e atentatit të dështuar të së premtes. 

E kam takuar mesnatën e së shtunës. Ishte i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij.

E pyeta se çfarë mbante mend dhe nëse ai i pa autorët. 

Më tha se nuk kishte parë asgjë pasi nuk e kishin pritur dhe se gjithçka ndodhi shumë shpejt. 

“Ndodhi fare shpejt, nuk arrita të dëgjoj as zhurmat e armëve” – citoi gazetarja fjalët e prokurorit të shtruar në spitalin e Durrësit.

SHKARKO APP