Gazetarja shpjegon draftin që i merr kompetencat Presidentit, eksperti ligjor: Po e kthejnë në sekser

Gazetarja Esiona Konomi ka shpjeguar në studion e ABC Radar me Jonida Shehun ligjin e propozuar nga maxhoranca për të kufizuar kompetencat e presidentit të Republikës. Konomi përmendi disa nga rastet kur këto dy institucione janë përplasur, duke u ndalur te zgjedhjet e 30 qershorit të kaluar, dhe dekretimi i dy ministrave të qeverisë Rama, Gent Cakaj si ministër i Jashtëm dhe Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.

Konomi shpjegoi se maxhorancës i duhen 84 vota për të kaluar në Kuvend këtë ligj.

Ndërkohë eksperti ligjor Sokol Hazizaj e cilëson jo kushtetues ligjin që i heq kompetencat presidentit, duke e kthyer atë, ashtu sikurse ai tha në një “sekser”. Në lidhje Skype me ABC Radar, Hazizaj deklaroi se ky akt ligjor nuk është në përputhje me traditën historike mbi të cilën është ngritur shteti shqiptar, ndërsa theksoi se edhe pa këto ndryshime kompetencat e presidentit të Republikës janë mjaftueshëm të kufizuara.

Konomi shpjegon ligjin qe i merr kompetencat Metes, eksperti ligjor: Po e kthejne ne sekser

“Kur hartohet një akt ligjor duhet të vihet në përputhje edhe me traditën historike mbi të cilin është ngritur shteti ynë. Është një draft ligjor që është produkt i komisionit të ngritur për presidentin e Republikës. Domosdoshmëria e një ligji organik mbi presidentin sa kohë të gjitha detyrimet janë të normuara, nuk mund të dalë për shkak të hierarkisë. Detyrat e presidentit të Republikës, janë kaq të kufizuara dhe ndryshimet kanë të bëjnë me statusin e tij ose mënyra si ai e drejton presidencën.

Mjafton të shikoni pjesën e parë të draftit ligjor. Përdoret koncepti i ndërmjetësimit. Përdoren koncepte vulgare duke e çuar figurën e presidentit në sekser. Ka koncepte që dalin përtej kushtetutës. Kemi vendim të Gjykatës Kushtetuese që i kanë zgjidhur këto lloj problemesh. Nuk është hera e parë që ka konflikt mes presidentit dhe kryeministrit. Në rolin e presidentit ndikojnë dhe akte ligjore që kufizojnë kompetencën e tyre. Ky draft është i nxituar. Figura e presidentit është figurë Kushtetuese. Nuk është kaq e thjeshtë të merresh me anën formale”, tha Hazizaj.

/abcnews.al

SHKARKO APP