Gazetarja tregon detaje nga përgjimet në familjen e Jan Prengës, çfarë u zbulua nga telefonata mes vëllait të pengut dhe Dritan Rexhepit
Dritan Rexhepi në një intervistë për Artan Hoxhën ka mohuar kategorikisht se është i përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, ndërsa mbrëmjen e sotme gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga dosja hetimore.
Në emisionin “Opinion”, Lala u pyet se çfarë shkruhet në këtë dosje në lidhje me telefonatat e përgjuara mes Rexhepit dhe vëllait të Janit, Astrit Prengën, por mesa duket gazetarja kishte ndrojtje ta lexonte duke i dhënë telefonin Fevziut në të cilin me sa duket ishin të shkruara disa detaje.
“Dritan Rexhepi është arrestuar në një nga burgjet e sigurisë së lartë për trafik droge. Në momentin që është marr peng Jan Prenga, policia ka mbërritur në banesën që ndodhet në Kamëz, ka nxjerr familjarët në një dhomë të vetme, pasi do të kontrollonin për lëndë narkotike, ndërsa aty janë vendosur përgjues. Gjatë bisedave të para që vëllai i Jan Prengës ka bërë me familjarët e tij, aty flitet edhe për një person tjetër me mbiemrin Shullani. Diskutohej me kthe drogën të ëkthej paratë. Edhe Dritan Rexhepi kërkonte rikthimin e drogës, pas negociatave dhe pas vfaktit që Rexhepi ka dhënë garanci, rezulton se Astrit Prenga ka shkuar në Britani dhe ka dorëzuar drogën dhe një sasi parash duke kërkuar të vëllanë. Ai në dosjen hetimore ka thënë se i ka dalë nga fjala. Pas kësaj Rexhepi i ka thënë se meqë ta vranë vëllain unë pot ë jap emrat”.