Gazmend Bardhi: Rama i përfshirë në dosje që ndodhen në prokurori

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se partia demokratike dispononte përgjime të tjera të papublikuara më parë, në lidhje me dosjet 339 dhe 184.

Bardhi deklaroi se këto informacione ishin duke u verifikuar dhe sapo të ishin gati do të publikoheshin nga PD.

Sipas Bardhit, këto përgjime dëshmonin se qeveria dhe kryeministri Rama ishin të lidhur me krimin dhe pjesë të aferave korruptive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhi tha në ABC News: “Ju kam thënë që po PD disponon informacione që i ka në proces verifikimi. Duhet të kuptoni që nuk është detyrë e PD-së të kryejë hetime. Po kemi në proces verifikim informacione që dëshmojnë krim dhe korrupsion në kupolën më të lartë të qeverisë së Ramës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur se për cilët ministra bëhej fjalë, Bardhi nuk dha emra, por tha se bëhej fjalë edhë për vetë kryeministrin.

Ai theksoi: “Kupola më e lartë është kryeministri. Ky nuk është sekret sepse ta ka thënë gazeta prestigjioze Bild. Ka thënë ‘kryeministri është kapur në përgjime duke bërë Pazar në dosjen 184. Ta ka thënë gazeta e madhe evropiane. Gazetarët evropianë flasin me fakte”.

I pyetur nëse dispononte fakte konkrete se kryeministri Rama ishte i përfshirë, Bardhi tha se PD kishte informacion dhe që e kishte thënë dhe më parë se Edi Rama ishte i përfshirë në dosje që ndodheshin në prokurori, por theksoi se PD ishte akoma në proces verifikimi dhe dokumentimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?