Gazment Bardhi: Demokratët kanë refuzuar shkarkimin e Alibeajt
Aktualitet E Enjte, 14 Prill 2022 21:30
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thekson se demokratët kanë refuzuar shkarkimin e Enkelejd Alibeajt. “Alibeaj kishte dalë në një deklaratë publike dhe kishte deklaruar qe kishte bërë ankim. Ne donim të ishim transparentë. Kam marrë në mënyrë të vijueshme refuzimin e kolegëve se nuk ka asnjë shkak për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn, nuk u gjet asnjë shkak se ai nuk duhet shkarkuar. Alibeaj kërkoi të votohet”,-tha në ”TCH”.