Gazment Bardhi dhe Sahit Dollapi me të rinjtë në Bulevard për manifestimin e Presidentit (Video)

Manifestimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta i janë bashkuar dhe të rinjtë e të rejat e PD nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi dhe Sekretarit Organizativ Sahit Dollapi.

Të shoqëruar nga disa të rinj, ata janë afruar në Bulevard për t’iu bashkuar qytetarëve të thirrur nga Presidenti Meta në mbrojtje të Kushtetutës, në një ditë të shënuar për kombin shqiptar, dita e Besëlidhjes së Lezhës.

Kujtojmë se në një nga protestat e opozitës, Sahit Dollapi u bë protagonisti kryesor pasi u dhunua nga policia, ndërsa Presidenti i Republikës Ilir Meta e vizitoi në spital.

Manifestimi i Presidentit/ Gazment Bardhi dhe Sahit Dollapi me të rinjtë në Bulevard

SHKARKO APP