Gazment Bardhi: Dosja e SPAK-ut për Ahmetajn e detajuar, do përfshihen edhe zyrtarë të tjerë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se kërkesa e SPAK-ut për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj përmban një hetim të detajuar dhe vërteton lidhjet e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

“Sot në Këshillin e Rregullores kam marr një kopje të kërkesës. Është të tre veprat penale. Ka patur një kërkesë të drejtuesit të spakut të bëjmë nje mbledhje me dyer te mbyllura, por nuk ka asnjë arsye të zhvillohet me dyer të mbyllura. Përgezoj SPAK për një hetim të thelluar, por sigurisht nuk është i plotë. Si rregull duhet të hetohet ai që i ka dhënë vlefshmëri akteve të Ahmetajt, kryeministri Edi Rama.

Në hetim vërehen shkelje të tjera dhe nëse vijon hetimi ju siguroj që do të ketë të tjerë, të paktën 5-6 deputetë që janë aktualisht në Parlament, Bajftjar Zeqja, Fadil Nasufi apo Gjiknuri. Kanë dalë komunikime telefonike, mesazhe. Ahmetaj vërtetohet që ka një lidhje të qëndrueshme biznesi me këto individë që unë përmenda, sesi këto bënin vetë shkresa dhe i dërgonin vartësve dhe më pas dërgoheshin për firmë te vetë ministri.

E përgëzoj organin e Prokurorisë për thellësinë me të cilën ka hetuar Ahmetaj. Sigurisht që nuk është i plotë, pra nuk përfshin çdo zyrtar që do duhet të mbante përgjegjësi. Sa i përket Ahmetaj, për aq sa kam studiuar dosjen, më rezulton një hetim i detajuar”,-tha Bardhi.

SHKARKO APP