Gazment Bardhi: Forcat policore kanë kërcënuar kolegët!

Ka degraduar në përplasje fizike situata para Parlamentit. Deputetët e opozitës janë përplasur fizikisht me Gardën dhe efektivët e policisë.
“I kanë drejtuar armë deputetëve të opozitës. Nuk ka ndodhur kurrë të hyjnë në Kuvend forca të policisë që të dhunojnë deputetët, Kjo është fytyra e vërtetë të një ushtari të bandave të Durrësit në krye të ministrisë së Brendshme. Nuk na trembin”, ka thënë kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

SHKARKO APP