Gazment Bardhi kërkesë Presidentit Begaj për Komisionet Hetimore
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar me një letër presidentit Bajram Begaj për Komisionet Hetimore.
Bardhi i kërkon të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Komisionet Hetimore. Në letrën e tij prej 7 faqesh që mban datën 8 janar renditen arsyet pse e konsideron antikushtetues.
”Ligji i propozuar dhe miratuar vetëm me votat e socialistëve, ka në vetvete tre qëllime kryesore: Ligjërimin e vendimmarrjeve antikushtetuese të deritanishme për rrëzimin e kërkesave të deputetëve të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore; Vendosjen nën kontroll të plotë të mazhorancës të drejtën e deputetëve të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore; dhe në rast të ngritjes së komisioneve hetimore, pamundësimin e ushtrimit të kontrolli hetimor parlamentar efektiv”,-shkruan ndër të tjera Bardhi.