Gazment Bardhi: Më 11 dhjetor s’ka Kuvend të PD-së

I prerë dhe i sigurtë, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi thotë se më 11 dhjetor nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar që Sali Berisha e kërkon.

Për të kjo lidhet me shkeljen e limiteve të kohës dhe se në selinë blu nuk ka asnjë kërkesë zyrtare.

”Më 11 dhjetor jua them unë që sot se s’do të ketë Kuvendi Kombëtar të Partisë Demokratike. Ka afate kohore, dhe është kaluar çdo limit kohor dhe nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për thirrje e Kuvendit. Tek zyrat e PD-së, s’ka ardhur asnjë thirrje”,-tha në ”Open”.

SHKARKO APP