Gazment Bardhi: Mjaft u tallët dhe bëtë shfaqje me demokratët!

Në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, e quajti shfaqje dhe tallje, publikimin e formularëve nga Edi Paloka mesditën e sotme dhe tha se nëse janë mbledhur ato firma duhet të depozitohen në institucionet e PD dhe të protokollohen.

Bardhi tha se zëri i demokratëve duhet dëgjuar dhe jo të mbyllet në kuti apo kasafortë.

Jam sot edhe një herë për të shprehur shqetësimin e thellë me vijimin e talljes me demokratë. Ju sot jeni bërë pa dëshirën tuaj dëshmitarë se si po vijohet me një proces të talljes dhe fyerjes së çdo anëtari të PD. Është tallur edhe me atë pakicë së kanë besuar te lëvizja e zotit Berisha. Edhe sikur të jetë siluruara 1 /10 e firmave vullneti i tyre nuk mbyllet dot në kasafortë dhe nuk bëhet show me vullnetin e demokratëve. Edhe nëse 1/10 e delegatëve të kuvendit kanë firmosur zëri i tyre duhet të dëgjohet nga institucionet e partisë. Dua të ripërsëris thirrjen time që të nxirren firmat nga kasaforta, mos bëni show, dorëzoni kërkesën në protokollin e PD, respektoni institucionet. PD nuk vepron në ilegalitetit, nuk fshihet dhe nuk është celulë”, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?