Gazment Bardhi përfundon vizitën në Washington: Sfidat i kemi tejkaluar bashkë
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka përfunduar vizitën në Washington me një takim falenderues në Kongresin Amerikan me kongresmenin Robert Aderholt. Ky lajm u bë i ditur nga vetë ai me anë të një postimi në Facebook. Ndër të tjera shton se interesi i Shqipërisë kërkon ruajtjen e partneritetit me SHBA-në.
Postimi i plotë
Vizitën në Washington DC e përfunduam me një takim falenderues në Kongresin Amerikan me kongresmenin Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri.
Kongresmeni Aderholt është një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Interesi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar kërkon domosdoshmërisht ruajtjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sfidat e të gjitha kohëve i kemi tejkaluar bashkë dhe me sukses!