Gazment Bardhi pritet nga Escobar në Departamentin Amerikan të Shtetit

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku është takuar me zyrtarin e lartë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bardhi shkruan se Shqipëria duhet t’iu qëndrojë standardeve të një vendi demokratik.

“Gjatë vizitës në Washigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.

SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, shkruan Bardhi.

SHKARKO APP