Gazment Bardhi: Rama në zgjedhjet e vitit 2025 merr 100 deputetë!

Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi thotë se tensioni aktual brenda partisë nuk është në interesin e askujt.

“Këshilli ka qenë një ndër kërkesat e mia. U refuzua dhe më pas u pranua. Më pas pashë që në mënyrë anti statutore, i gjithë organizimi i mbledhjes, që nga njoftimet etj që janë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm, i kishin hequr dhe ua kishin dhënë 3 zyrtarëve që s’kanë lidhje me organizimin e Këshillit. Dhe kjo e bën mbledhjen jo ligjore. Nuk e kuptoj se kujt i intereson ky tension, por ajo që pashë dje ishte shqetësuese. Nëse ne heqim ata që mendojnë ndryshe, na bën parti qesharake, personale. Unë gjykoja që ne ishim ndarë nga ky model. Unë nuk sillem dot njëlloj siç është modeli që kam kritikuar në 1 vit e gjysmë. Ky ishte moment historik për partinë”,-tha Bardhi në ”Report Tv”.

Ai tha se është i shqetësuar që PD po copëtohet edhe më tej, dhe se nëse vijohet kështu, sipas Badhit në zgjedhjet e përgjithshme të 2025, Rama fiton 100 mandate deputeti nga 140 që ka parlamenti. Me kaq mandate Rama bën çdo ndryshim në Kushtetutë.

“Doja ta besoja që ishte lajthitje ai projekt i PD që ishte i paligjshëm. S’e kam fryrë përçarjen, madje apeloj të kenë maturi dhe reflektim, Kështu siç po shkojnë gjërat, Rama merr 100 mandate, duke e kthyer në mbret”- tha më tej Bardhi.
Ndërkohë Lulzim Basha ka hyrë në garë për të rimarrë drejtimin e PD. Dhe duket se e ka të fituar.

 

SHKARKO APP