Gega: Në Gjermani janë kapacitetet për përballimin e pandemisë, Shqipëria të verë në punë forcat

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku Ervin Gega u shpreh se Gjermani ka kapacitetet për të përballuar situatën e Covid-19.

Ndërsa referuar Shqipërisë ai tha se vendi ynë duhet të ketë një strategji të zgjuar dhe me gjithë forcat për të përballuar situatën.

Gega: Janë kohë të vështirë dhe shteti i kthen kapacitet në drejtim të hallit të vet. Duhet të jemi më të zgjuar dhe me gjithë forcat që kemi të përballojmë situatën. Gjermani ka kapacitetet. Shtretërit e terapisë intensive janë, por nuk duhet të harrojmë sëmundjet e tjera. Pjesa e menaxhimit është komplekse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Gjermani nuk shtyhen operacionet e zakonshme. Është kufizuar vetëm dhoma, ku kanë shtuar nga një person në dhomë. Është e vështirë që të monitorosh një pacient në distancë, por gjithsesi janë ruajtur kontaktet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?