“Gegnisht”, Edicioni IV nderon Artur Bakun me Çmimin “Ernest Koliqi” për prozën më të mirë
Albert Vataj
Mbrëmja e 24 majit 2025 shënoi një tjetër moment të rëndësishëm për letërsinë shqipe në dialektin gegë. Në kuadër të Festivalit “Gegnisht”, i cili këtë vit zhvilloi edicionin e tij të katërt, u nderua shkrimtari Artur Baku me Çmimin “Ernest Koliqi” për prozën më të mirë. Ky vlerësim e konfirmon profilin e veçantë të Bakut si një zë origjinal në letërsinë bashkëkohore gegë, me një ndjeshmëri të thellë për realitetin, kujtesën dhe identitetin.
Festivali “Gegnisht”, që tashmë është bërë një ngjarje e rëndësishme në kalendarin kulturor të vendit, vijon të afirmohet si një platformë e fuqishme për promovimin e letërsisë gegë dhe për evidentimin e prurjeve më të mira në këtë gjini. Me konkurrime në poezi, prozë, ese dhe përkthim, festivali mbledh rreth vetes krijues, kritikë dhe dashamirës të gjuhës dhe kulturës gegë, duke forcuar rolin e saj në peizazhin e gjuhës dhe identitetit shqiptar.
Çmimi “Ernest Koliqi”, që mban emrin e një prej figurave më përfaqësuese të letrave shqipe dhe të gegnishtes letrare, jepet për vepra që spikasin për cilësinë artistike, autenticitetin gjuhësor dhe kontributin në ruajtjen dhe zhvillimin e traditës letrare gegë.
KOHA JONË SONDAZH

