Genc Deromemaj: Do ta kontesoj projektin e Lungomares. Kam parë vezë gjarpërishnj në rërën e hedhur

 

Kandidati i PD për bashkinë e Vlorës Genc Deromemaj deklaron se e gjithë ajo që i ndodhi kryetarit aktual të bashkisë Shpëtim Gjika është një inskenim i kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Deromemaj tha se e gjithë Vlora e di që ky është eleminim politik i Shpëtim Gjikës. “Si përfaqësues i PD mua më shkon për shtat të sulmoj Gjikën edhe për faktin për tre mandate ai nuk ka bërë asgjë për Vlorën, por e gjithë Vlora e di që Shpëtim Gjika u eleminua politikisht nga Edi Rama duke i hapur një proces gjyqësor”, tha Deromemaj, një inxhinier në profesion që garon përball kandidatit të PS, Dritan Leli, mjek në profesion. Deromemaj deklaroi gjithashtu se nëse fitonte garën, ai do të bashkëpunonte me kryeministrin Rama dhe se të gjitha që thotë kreu aktual I qeverisë sipas tij janë batuta fushate dhe asgjë më tepër. “Unë do bashkëpunoj në interes të vlonjatëve dhe jo në interes të partive politike pasi Vlora është në kushtete e emergjencës” tha Deromemaj. Ndërkohë, Deromemaj hodhi akuza të rënda për projektin e Lungomares dhe sidomos për hedhjen e rërë në zonën e plazhit. “Nëse unë fitoj do ta kontestoj fort këtë projekt që në fakt nuk ekziston një projekt. Është një krim I rëndë mjedisor ajo që po ndodh në Vlorë dhe të gjithë do mbajnë përgjegjësi për këtë”, tha ai. Deromemaj dha edhe një fakt në kufijtë e një skandali nëse është I vërtetë: “Kam parë vezë gjarpërinjsh në rërën dhe dheun e hedhur në breg të detit dhe imagjinoni se çpritet të ndodhë me këtë vepër që nuk është as vepër e as projekt”, tha Deromemaj.

SHKARKO APP