Genc Deromemaj: Nuk ka një projekt të detajuar për Lungomaren

Kandidati i djathtë për bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj ka shprehur rezerva për projektin e Lungomares. Nga studio e Ora Neës nga qyteti i Vlorës , Dermomemaj theksoi se projekti i Lungomares është i padetajuar.

Genc Deromemaj: Unë do të them vetëm një fakt që nuk ka një projekt të detajuar sot. Qytetarët e Vlorës nuk e dinë se cfarë do të ndodhë sot me projektin e Lungomares. E kemi denoncuar në të gjitha mediat faktin që në cend që të hidhej një sasi rëre deti është hedhur një sasi dheu që ka cuar në një situatë të keqe mjedisore në një dëm shumë të madh.

Kandidati Deromemaj tha se brenda vitit të parë të mandatit do të ketë një plan konkret urbanistik për qytetin bregdetar.

Genc Deromemaj: Kemi parashikuar një platformë me prioritete në kuadrin e 100 ditëve të para të administrimit të bashkisë së re, e cila do të mbështet në uljen e taksave, në mbledhjen e mbetjeve urbane, në ndërhyrjen në infrastrukturë, ujësjellës kanalizimeve.

Deromemaj shprehet se do të ketë krijojë një markë për turizmin në Vlorë, ndërsa theksoi se qyteti bregdetar ka nevojë urgjente për një strategji afatgjatë për turizmin.

Genc Deromemaj: Do të ndërtojmë një turizëm, jo më 2-3 muaj, por 8-10 muaj. Për një turizëm që i janë bashkangjitur të gjitha zonat bashkisë së Vlorës. Kemi potenciale arkeologjike, natyrore.

Kandidati demokrat i bëri thirrje rivalit politik për një përballje publike për të ballafaqur programet për qeverisjen e Vlorës.

 

SHKARKO APP