Genc Deromemaj: Vlora bojkotoi sektin, diktaturën e dramën

Genc Deromemaj, kryetari i PD në Vlorë, u ka dërguar një falenderim qytetarëve të Vlorës, që e bojkotuan në masë votimin e 30 qershorit.

Teksa publikon një fotografi plot ironi, Deromemaj shkruan: Falemimderit Vlora! Një orë para mbylljeve të kutive të votimit, vetëm 13% kanë marr pjesë në votime! Vlora bojkoton sektin, diktaturën e Dramën!

Kot e keni! Mbushini sa të doni kutitë, por nuk do të arrini dot të mbushni mendjet e vlonjatëve dinjitoz, që ju kanë bojkotuar në makthin tuaj!

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe vetë kryetari i PS Vlorë nuk e jep dot një shifër pjesëmarrje, sepse ajo është e ulet dhe jo në pritshmëritë shefave të tij! Ai nuk e jep dot një shifër sepse pret ndoshta shifrën që do i japin shefat e tij pasi të mbushin kutitë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk do të arrini dot të mbushni as mendjet e socialistëve të ndershëm, që nuk po ju binden më thirrjeve tuaja për të kërkuar vota!

Gërmoni, gërmoni se sektin tuaj të ngordhur do të gjeni! Votimi është i paligjshëm, farsë dhe ekziston vetëm në mendjen e Dramës!- përfundon Deromemaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?