Genc Pollo: Koha që deputetët demokratë të bashkohen rreth PD-së reale

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo e cilëson si lajm të mirë vendimin e Lulzim Bashës për dorëheqjen si kryetar. Për të, në këto kushte deputetët demokratë lipset të bashkohen të tërë rreth PD reale, legjitime dhe elektorale.

Postimi i plotë

Një lajm i mirë sot për demokratët e për demokracinë do të kishte qenë largimi nga zyra në respekt të rregullave e sidomos në respekt të shumicës në parti dhe në elektorat. Kjo do e unifikonte plotësisht Partinë Demokratike rreth organeve të legjitimuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojërat me “hapa pas” e me dorëheqje me kushte e me “trille” janë vazhdim me mjete të tjera i refuzimit të parimeve demokratike që kemi parë nga viti i shkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këto kushte deputetët demokratë lipset të bashkohen të tërë rreth Partisë Demokratike reale, legjitime dhe elektorale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?