Genc Pollo: Kreun e PD në Berat e mbajtën 6 orë në polici se shau Ramën

Policia në Berat ka shoqëruar në komisariat një 52­vjeçar. Uniformat blu ndaluan Thimio Çobon ndërsa po udhëtonte me autobus. Pasi është mbajtur për 6 orë në komisariatin e Policisë në Berat ai është liruar.

“Më zbritën nga autobusi për arsye dhe më pas më liruan dhe më kërkuan falje”, thotë Çobo duke shtuar se policia i ka thënë se bëhej fjalë për një keqkuptim. Deputeti i PD­së, Genc Pollo me Thimio Çobon Por, deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Genc Pollo thotë se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe sipas tij ngjarja ka prapavijë politike.

“Policia po shkel të drejta te njeriut, si mund të ndalohet një njeri pa asnjë shpjegim. Po kthehemi në kohën e komunizmit. Arrestimi i Çobos u bë për të goditur PD­në, është anëtar i PD”, tha Pollo. Te lidhura “E zbritën nga autobusi dhe mbajtën 6 orë në polici pse shau Edi Ramën” .

Deputeti ka postuar në rrjetet sociale dy foto me të ndaluarin, duke e shoqëruar me komentin: Me Thimio Çobon në Berat. Bëri sot 6 orë qeli sepse paskej sharë Edi Ramën!”/Panorama

SHKARKO APP