Genc Pollo: Njerëzit po largohen nga gjendja e mjerueshme

 

Ka nisur protesta e paralajmëruar e opozitës këtë të enjte. Në protest është bashkuar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. I pari që mori fjalën ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili rikujtoi 25 vitet kur studentët dhe qytetarët rrëzuan komunizmin. Sipas tij, po sot, 25 vite më vonë, jemi prapë në këmbë, në protestë, sepse nuk mund të pranojmë një tjetër regjim po aq i padrejtë, po aq represiv. Ndërkohë, deputeti Genc Pollo theksoi se “kjo qeveri duhet të iki jo për politikanët e tjerë që t’i zënë vendin, por për njerëzit që jetojnë këtu”.
“Qeveria për dy vjet e ka bërë gjendjen e padurueshme. Qeveria Rama-Meta nuk ka bërë asgjë të mirë, vetëm të këqia. Sot, për shkak të buxhetit të Ramës dhe Metës dhe grabitjeve të tyre, popullit i ka shkuar aty ku nuk mban më. Nuk duam më qelbësira në qeveri dhe në parlament që votojnë ligjet e burgut. Po miratohet një buxhet pa rritje rrogash, pensionesh apo ndihmë sociale, por vetëm taksa”, theksoi Pollo në fjalën e tij. 

SHKARKO APP