Genc Pollo: Pamundësia e PD zyrtare për të votuar kundra rritjes së borxhit publik nga qeveria Rama është alarmuese

Nga Genc Pollo

Pamundësia e PD zyrtare për të votuar kundra rritjes së borxhit publik nga qeveria Rama është alarmuese.

PD në tetë vite opozitë ka kritikuar me të drejtë borxhimin publik përtej nivelit 63% të v. 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD në tetë vite opozitë me shumë të drejtë ka denoncuar se paratë e huave shtetërore janë derdhur kryesisht në PPP abuzive e korruptive.
Fondi Monetar Ndërkombëtar e Komisioni Europian vazhdimisht kanë shprehur shqetësim për rritjen e borxhit publik e për mos-transparencën e PPP-ve. Prandaj shpjegimi i votës nga një deputet i PD se “votuam në linjë me partnerët ndërkombëtarë” është i gënjeshtërt e i padenjë.
I gënjeshtërt siç shpejguam më lart.

Swiss Digital Mobile Reklama

I padenjë pasi deputetët duhet të venë të parin interesin publik të shqiptarëve përkundrejt kujtdo mbi tokë që u këshillon të kundërtën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?