Genc Pollo: Rama bllokoi sërish negociatat. Shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për ta
Partia Demokratike ka reaguar për bllokimin e negociatave nga Bashkimi Europian. Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, në një deklaratë për mediat u shpreh se përgjegjësia për ketë vendim është e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
“Siç e kemi mësuar nga lajmet, dje Bashkimi Europian refuzoi çeljen e negociatave me Edi Ramën kryeministër. E vërteta është se Rama po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë. Ai e rrëzoi marrëveshjen e 5 Qershorit për reformën zgjedhore. Edhe pse kjo marrëveshje ishte ndërmjetësuar e bekuar nga Bashkimi Europian e nga Shtetet e Bashkuara: kjo është arsyeja madhore për refuzimin e djeshëm. Rama, përsëri, e tradhtoi ëndrrën e përbashkët që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës së Bashkuar. Rama nuk bën gjë tjetër veçse batuta politike dhe gjithçka që të mbijetojë në postin që ende ka”,– deklaroi Genc Pollo.
Ish-deputeti i PD-së shtoi se pasojat e keqqeverisjes po i vuajnë shqiptarë. “Çmimin për këtë e paguajnë shqiptarët; Ata meritojnë një qeveri që punon realisht për ta. Shqiptarët kanë nevojë jo për një qeveri që sheh gjithë ditën interesat personale; por për një qeveri që përpiqet çdo ditë për interesin kombëtar dhe që prin në udhën drejt Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk kanë nevojë për një kryeministër që poston çdo dhjetë minuta në Instagram por duan një tjetër që realisht lufton epideminë e mbështet ekonominë; duan një qeveri që do të sjellë shpresë tek njerëzit”,- u shpreh ish-deputeti i Partisë Demokratike.
https://arkiva.kohajone.com/dw-dy-kushtet-e-holandes-qe-bllokuan-negociatat-me-shqiperine/