Genc Ruli: Më thirrën në hetuesi, kur shoku im u akuzua për agjitacion

Ish-ministri Genc Ruli ka qenë i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion”, në vijimësi të një cikli intervistash të realizuara në kuadër të 30-vjetorit të lëvizjes së dhjetorit.

Ndër të tjera, Ruli tregoi edhe raportin e tij me komunizimin gjatë rinisë, veçanërisht momentin kur një shok i tij u arrestua për agjitacion e propagandë.

Fevziu: Besoje në adoleshencën tënde tek komunizmi?

Ruli: Pa dyshim, në radhë të parë nuk të linte rrugë tjetër. Çështja është si do besoje. Veprat e marksistëve ishin kudo. Por kishte një gjë:  Lexoje Marksin lexoje dhe filozofinë europiane. Lexoje Hysni Kapon dhe Enver Hoxhën, nuk kishe çfarë merrje.

Mua më rastis që në vitin 1977 unë isha student në vit të parë, një shoku im bie ne burg. I akuzuar për agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisje. Dhuna në atë moment u perceptua konkrete tek një njeri i afërt dhe për më tepër më thirrën në hetuesi. Ajo më bëri që të mos kisha më asnjë fije hezitimi për atë mosbesim që po krijohej dhe po rritej.

SHKARKO APP