Genc Ruli pas debateve me Bashën: Jeta e një partie nuk është lojë gjëegjëzash

 

Deputeti i PD, Genc Ruli, ka ironizuar debatet e fundit në Partinë Demokratike.

Ai ka thënë pas mbledhjes së kryesisë, se jeta e një partie nuk është lojë gjëegjëzash.

Megjithatë, Ruli thotë se debatet janë gjithmonë konstruktive.

Genc ruli dhe disa ish-ministra dhe deputetë të PD-së, që konsiderohen dhe si “garda e vjetër”, janë vënë në qendër të sulmeve gjatë javëve të fundit nga krerët e PD-së në rrethe.

Për këtë arsye, Ruli pati një debat të ashpër me Bashën, për të cilin tha se ose duhet t’u kërkojë llogari atyre, ose duhet të pranojë se është ai iniciatori i sulmeve.

SHKARKO APP