Genc Sejko përlotet teksa rrëfen udhëtimet me maune drejt Anglisë

Genc Sejko, i njohur gjerësisht si njeriu i memeve, ishte inisiator i protestës së emigrantëve, të cilët protestuan për të dytën ditë radhazi sot para Kryeministrisë.

Duke folur para gazetarëve, Genci nuk i mbajti dot lotët, teksa rrëfeu një episod me një 18-vjeçar nga Tirana që kishte marrë rrugën drejt Anglisë.

Sejko: Para se të vija këtu takova Besin, një djalë nga Tirana, që nuk kishte lek me hip në maune. U fut nën maune, 18 vjeç dhe thotë kisha shtrënguar aksin nga frika se do të bija. Të gjithë keni fëmijë, të gjithë keni vëllezër, 18 vjeç. Kisha frikë se do kotesha, do bija dhe do bëhesha copa, tha.Për kë është kjo Shqipëri? Ktheni vëmendjen për ata që janë më afër jush. Nuk janë këta, këta e kanë siguruar veten. Kush është më afër jush?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News -  Genc Sejko përlotet teksa rrëfen udhëtimet me maune drejt Anglisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?