Gënjenin klientët duke u thënë se shisnin makina luksoze, prangosen babë e bir

Autoritet braziliane kanë arrestuar babë e bir, pasi mbi ta rëndon akuza e falsifikimit të makinave luksoze.

Mësohet se janë sekuestruar edhe 8 makina të falsifikuara.

‘’CNN’’ shkruan se të dy babë e bir menaxhonin një fabrikë të rreme të makinave luksoze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata dy pritet të përballen me akuza të forta, pasi kanë vjedhur imazhin e dy prej kompanive më të njohura në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Babë e bir kanë përdorur emrat e markave të njohura si Ferrari dhe Lamborgini.

Fotot e këtyre makinave të falsifikuara publikoheshin në rrjetet sociale dhe vlera me të cilën do të shiteshin varionte nga 180.000, 48.000 dhe 250,000 real braziliane.

Fabrika e makinave ishte në pronësi të babait dhe djalit të tij, të cilët priten të marrin një dënim goxha të gjatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?