Gent Cakaj jep lajmin e mirë: Moment historik për Shqipërinë!

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka pritur ditën e sotme sekretarin e Përgjithshëm të OSBE Thomas Greminger.

Në një konferencë për mediat, Cakaj është shprehur se do të vazhdojnë me angazhimin e përbashkët për një të ardhme sa më të mirë.

Cakaj ka pohuar se po punojnë në tre aspekte, në atë politik, financiar dhe institucional për të kompletuar iniciativat e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Cakajt, ky është një moment historik për vendin tonë, sepse nga shtatori Shqipëria do të shpreh të drejtën për të vazhduar më tej.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Shqipëria do vazhdojë punën me mbështetjen e OSBE, ku vëmendje do të marrë kriza në Ukrainë dhe adresimi i pasojave në Norvegji. Ne do të angazhojmë përpjekje të përbashkëta. Shqipëria do të ketë prioritet të veçantë vitin e ardhshëm. Një rol të veçantë do të ketë edhe rinia, e cila nuk do të trajtohet thjesht si një gjeneratë që vjen. Po ashtu ja vlen të përmendet edhe roli i veçantë i gruas. Shqipëria ka qenë përfituese e madhe veçanërisht në periudhën e tranzicionit. Po ashtu Shqipëri ka një moment historik. Unë shpreh bindjen se në të gjithë së bashku kemi vlerat tona të përbashkëta. Aktualisht kjo është edhe për vëmendje të hitit të përbashkët. Ne po punojmë në aspektin politik, financiar, Shqipëria ka tashmë buxhetin e duhur, së treti në aspektin institicionativ, Shqipëria ka kompletuar institucionin në Vjenë, ku nga shtatori e tutje do të shpreh të drejtën për të vazhduar më tej. Me sekretarin e OSBE kemi përcaktuar axhendën e trajtimeve të zakonshme. Në fund bashkëpunimi me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate ka pas një projekt sa më cilësor’, tha Cakaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?