Gent Ibrahimi: Qasje e unifikuar në KLP, KLGJ dhe ILD për procedimin disiplinor të magjistratëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë pjesë sot në trajnimin “Praktika e Gjykatës Evropianë Për të Drejtat e Njeriut” mbi çështjet disiplinore të magjistratëve” i organizuar nga EURALIUS.

Në takim ishin të pranishëm anëtarët e Këshillit, këshilltarët ligjorë të Komisionit të Disiplinës dhe ekspertë ligjor të misionit EURALIUS.

Objektivat e trajnimit synojnë prezantimin e legjislacioni shqiptar në fuqi për çështjet disiplinore të magjistratëve dhe harmonizimin e tij me praktikën e Gjykatës Evropianë për të drejtat e njeriut në çështjet disiplinore të magjistratëve dhe zbatimi i garancive të paraqitura nga GJEDNJ në kontekstin shqiptar.

Në tetor të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkoi EURALIUS-it të ofronte një vështrim të përgjithshëm të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropianë për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në lidhje me procedimet disiplinore ndaj magjistratëve të zhvilluara nga autoritetet përkatëse të brendshme.

Kjo praktikë do t’i shërbejë Këshillit si një udhëzim për t’u konsideruar në procedimet disiplinore në vijim që do të zhvillohen nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe vetë Këshilli.

Në fjalën e tij, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi theksoi ndryshimet rrënjësore që ka pësuar sistemi legjislativ përsa i përket procesit disiplinor ndaj magjistratëve me miratimin dhe hyrjen në fuqi të paketës ligjore të reformës në drejtësi në Nëntor 2016 dhe mënyrën si zbatohen këto ndryshime nga institucionet e reja të drejtësisë.

Sipas Ibrahimit, procesi disiplinor duhet të ofrojë siguri maksimale magjistratëve në trajtimin e ankesave kundër tyre, duke garantuar përgjeshmërinë, pa anësinë, pavarësinë dhe transparencën e institucioneve vendimmarrëse për procesin disiplinor.

Në këtë këndvështrim, Ibrahimi nënvizoi se praktika ka treguar se është e nevojshme aplikimi i një qasje të unifikuar në KLP, KLGJ dhe ILD në interpretimin dhe zbatimin e dispozitave të reja ligjore për procedimin disiplinor në përputhje me praktikat orientuese të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane e të Drejtës së Njeriut.

SHKARKO APP