Gent Ibrahimi: Të shkarkuarit nga “Vettingu”, një bilanc lufte

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Brahimi në një ceremoni të zhvilluar për betimin e magjistratëve të rinj, ka thënë se bilanci i të larguarve nga “vettingu” i ngjason një bilanci lufte.

“Që në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës. Të dhënat nga vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve”, është shprehur Ibrahimi.

Në ceremoninë e zhvilluar ishin të pranishëm kryetarja e KLGJ Nureda LLagami, Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsjan Cela, drejtuesit e prokurorive të rrethit Pogradec dhe Kukës,  si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?