Gent Malko: PD në risk të madh ekzistencial. Pse pranova propozimin e Bashës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko, ka folur sot në rubrikën “Opinion” i ftuar në studion e lajmeve në News24 për gjendjen aktuale të PD dhe propozimin që i bëra Basha për të qenë pjesë e grupit të punës.

Malko, një prej firmëtarëve që iu bashkuan Patozit për lëvizjen për Ringritjen e PD-së, tha se partia aktualisht është në ditën e saj më të keqe. “Jemi në rrezik ekzistencial, kështu s’kemi qenë as 1998, nuk ka ndodhur kurrë që të mendohej në atë që PD ishte në prag të shkrirjes apo shuarjes,” është shprehur ai.

“Në fakt menduam se ishte mbledhje rutinë. Menduam se do caktonim datën për Kuvendin Kombëtar, analiza e PD nuk ishte në rend dite. Kishte një propozim që Kuvendi të mos mblidhej në shtator, por më afër me arsyetimin se nëse e shtyjmë do kemi humbje kohe për përgatitjet e zgjedhjeve lokale. Kur diskutuam për datën e zgjdhjes së kryetarit, arsyetimi aty ishte se statuti nuk mund të shkelet se aty është vendosur më 22 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha propozi një grup pune në një nivel të lartë , emrat tanë u futën për të treguar një bonsens me qëllim për të  pranuar dhe mendimet kritike. Prezenca ime në këtë grup është detyrim, ndërsa anëtari tjetër i kryesisë refuzoi të ishte pjesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në tërësi, PD është në dilemë ekzistenciale, është në ditën e saj më të keqe. Kështu s’kemi qenë as 1998, nuk ka ndodhur kurrë që të mendohej në atë që PD ishte në prag të shkrirjes apo shuarjes. Sot kemi një realitet tjetër. Jemi në kushte të vështira pavarësisht se s’kemi pasur luftë, dhe jemi në dilemë. Kemi humbur identitetin, kemi menaxhuar shumë keq. Nuk përfaqësojmë të njëjtët njerëz.

Prandaj pranoj të jem pjesë e grupit të punës së propozuar nga Basha, për të rregulluar punë, se unë kam qenë një nga njerëzit e afërt, që i kam treguar Bashës se kur e ka gabim. Jemi në risk të madh ekzistencial. Kemi humbur disa nga vlerat themelore që në mënyrë relative na kanë përfaqësuar. Bindja jonë ka qenë se sa kontribut të japësh, diçka do e marrësh, kjo nuk funksionon më. Një pjesë e madhe shqiptarëve na kanë pas besuar, se partia jonë përfaqësonte një grupim të madh. Ne po humbim dhe këta. Sot PD është më e përçarë në më shumë se dy grupe. Ke individë  me kontribut të ndryshëm në parti që nuk shkojnë në të njëjtën linjë me lidershipin” tha Malko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?