Gent Strazimiri publikon foton dhe shigjeton Veliajn: Tirana, qyteti “tranzit” punë – fjetinë!
Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, ka publikuar në rrjet një foto nga një prej rrugëve kryesore tregtare të kryeqytetit, “Myslym Shyri”.
Ai akuzon qeverisjen lokale që i ka shndërruar rrugët në vende të tilla ku jo vetëm makinat, por edhe gomari ngec në trafik.
“T’i gjesh rrugët dhe projektet gati për rrugë që të përballojnë trafik perëndimor kur në Tiranë makina ishte snobizëm, e t’i shndërrosh në rrugë ku të ngeci dhe gomari në trafik sot që çdo familje ka 2 makina… këtë vetëm një kooperativist që vazhdon të ketë urrejtje genetike për civilizimin dhe qytetarin, mund ta bëjë!!!!”,- thotë ai.
STATUSI I PLOTE
Kjo foto është e sapobërë në rrugën kryesore tregtare të Tiranës, “Myslym Shyri” !
Është e pamundur, e paligjshme, e palejueshme të ndalosh gjatë gjithë gjatësisë së saj, për cilindo, për çfarëdo lloj arsyejeje, veçanërisht tregtare, madje edhe për banorët!
Në rrugën kryesore tregtare të Tiranës mund të kalosh vetëm … tranzit…(?!)
Në qoftë se do të bësh një veprim fare banal si, të bësh pazar, të marrësh apo të presësh fëmijët a pleqtë qoftë edhe tek dera e shtëpisë, mund ta bësh vetëm në një menyrë:
– Duke shkelur “rregullat” e bëra, vetëm që TË TË NDALOJNË TË JETOSH!!
Të mendosh që ky qytet u projektua me rrugë e bulevarde 47 m të gjerë në kohën e kuajve me karrocë e gomerëve, projekt që e ruajti pushtimi fashist edhe pushtimi i “Partisë”, megjithëse kalonte vetëm Gaz-i i Degës, NYSA e bukës dhe ZUK-u i druve…
Regres dhe urrejtje për këtë qytet si sot, nuk ka patur as diktatura fashisto-komuniste!!!!
T’i gjesh rrugët dhe projektet gati për rrugë që të përballojnë trafik perëndimor kur në Tiranë makina ishte snobizëm, e t’i shndërrosh në rrugë ku të ngeci dhe gomari në trafik sot që çdo familje ka 2 makina… këtë vetëm një kooperativist që vazhdon të ketë urrejtje genetike për civilizimin dhe qytetarin, mund ta bëjë!!!!
KAQ!