Gent Zeneli: Në qeverinë aktuale është një flluskë e madhe falsiteti

Prezantuesi i emisionit investigativ “Stop”, Gentian Zeneli i ftuar në puntatën e parë të “Tempora” në Ora News, tha se nën qeverisjen aktuale, është krijuar një flluskë e madhe falsiteti. Sipas tij, është krijuar një masë xhelatinoze midis qytetarëve dhe qeverisë.

Zeneli: Për artin, kohët më të errëta që kam parë në jetën time artistike. Për demokracinë në Shqipëri, kohë shumë të hirta. Për realitetin, kohë shumë të vështira sepse është krijuar një flluskë e madhe falsiteti. Mendoj që Shqipëria po kalon momente shumë të çuditshme. Më tmerron fakti që mes popullit dhe qeverisë është krijuar një masë xhelatinoze, e cila ka aftësinë të thithë dhe eliminojë çdo lloj kontakti, elektriciteti mes popullit dhe qeverisë. Është elektorati flamur-mbajtës.

Takimet e qeverisë janë me këtë elektorat, takimet e studentëve janë nga FRESSHI, takimet janë me njerëzit që brohorasin për ata dhe nuk shkon asnjë problem i joni. Ka një popull të vetin që e ul si këto televizionet që kanë publik me pagesë, duartrokasin, bravo kryetari, shumë mirë dhe nuk vjen asgjë tek ne e asgjë e jona nuk shkon tek ata. Unë nuk e kisha parë këtë në asnjë lloj qeverie, është hera e parë që e shoh, të paktën për sa jam maxhoren dhe mendoj se është shumë e dëmshme. Duhet të eliminohet në rastin më të parë që është e mundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fakti që unë kritikoj qeverinë, thonë se je aktor i opozitës. E kujt i plasi për PD-në?

Swiss Digital Mobile Reklama

Zenelaj tha se ndjen presion në lidhje me qëndrimet e tij, ndërsa thotë se akuzohet si aktori i Partisë Demokratike pse kritikon qeverinë.  

Zenelaj: Presion ka, nuk dua ta mohoj. Studentët nuk e dinë cfarë ndodh në inbox-in dhe jetën time. Ka sharje, fyerje nga familja. Unë mendoj që një shtet nuk e kalb as ministri, as kryeministri. Ministri ose kryeministri është një hienë që kap një copë dhe ikën. Shtetin e kalbin një mori krimbash dhe vemjesh, të cilat janë ato që e gërryejnë ngadalë dhe ne nuk e vënë re. Njerëz të cilët e hanë nga brenda gjithë këtë trung të madh dhe ti kupton që bëhet si një trung i madh që e ka kapur mola që kur e shkund, del vetëm pluhur.

 Një nivel i tillë sulmi mediatik, unë nuk kisha parë ndonjëherë. Unë kam bërë protestë edhe kundër PD-së. Është e pafalshme që në vitin 2019, fakti që unë kritikoj qeverinë, thonë se je aktor i PD-së. Kujt i plasi për PD-në? PD-ja është në opozitë dhe fajtorë jemi ne që mendojmë se opozitën tonë duhet ta bëjë PD-ja. Jo nuk duhet ta bëjë PD-ja, duhet ta bëjë populli.

Ora News –Gentian  Zenelaj: Në qeverinë aktuale është një flluskë e madhe falsiteti
Gent Zenelaj: Kritikoj qeverinë e më thonë aktor i opozitës. E kujt i plasi për PD-në?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?