Genta Vangjeli: Oksigjeni mjekësor në Shqipëri blihet me çmime 3-4 herë më të larta se rajoni

Partia Demokratike, i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë atë që e konsideron si “monopol” dhe që ka lidhje me oksigjenin mjekësor, që prokurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo Drejtoritë e spitalet rajonale.

Sipas PD-së, furnizimi shkon në duart e vetëm dy furnitorëve.

Genta Vangjelit, zëdhënëse e Antikorrupsionit në PD, duke paraqitur dokumente, tha se nëse shohim pjesëmarrjen e ofertave në prokurimet respektive zhvilluar nga Autoriteti i Konkurrencës, vërehet se në procedura marrin pjesë gjithnjë vetëm njëra prej këtyre kompanive, ose të dyja bashkë në formën e JV duke u shpallur më pas fituese, pra konurrenca e tregut është kufizuar maksimalisht në kundërshtim me parimet e legjislacionit për prokurimin publik.

Sipas Vangjelit, bëhet fjalë për GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. dhe Messer Albagaz shpk.
“Sipas Open Corporates Albania, GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ka fituar Total 106 procedura për blerje oksigjeni me VLERE 4,847,040,382 lek ose 48.4 mil EURO dhe,

Messer Albagaz shpk, ka fituar Total 149 procedura për blerje oksigjeni me vlerë 2,632,903,871 lek ose 26.3 milionë euro.

Mediat kanë identifikuar se në Shqipëri oksigjeni blihet me vlerë 3-4 herë më të lartë se rajoni. Për shembull, në Kosovë, çmimi për litër oksigjen mjekësor është 0.43 euro, në Maqedoni 0.45 euro, ndërsa në Shqipëri është 1.5 euro”, tha Vangjeli.

SHKARKO APP