Gentian Zenelaj, Ramës: Edhe ti ke ngrënë nga “paratë e pista” të Agon Channel

 

Aktori Gentian Zenelaj, i cili është dhe një nga moderatorët e emisionit investigativ “C'a thu?” në Agon Channel ka reaguar pas komenteve të kryeministrit për sekuestrimin e pasurive të pronarit të këtij televizioni.

Reagimi i plotë i Zenelajt

“Lekë të pista zoti Kryeministër???? Por po harron që nga ato lekë të "pista" ushqehet familja ime zoti Kryeminister..e imja dhe e qindra kolegeve te mi…dhe mos harro zoti Kryeminister….që ti më merr një pjesë të majme me taksa zoti Kryeminister…pothuajse 30%…dhe nuk është pak…dhe këto shkojnë te mjeket…pensionistet..mësuesit..te administrata….por shkojnë edhe te bodyguardet e tu..te nafta e makines tënde superlluksoze….te armata që të ndjek nga pas…te fushata jote bombastike…te posterat e tu…te reklama jote…madje deri edhe tek kolltuku ku ke vënë bythët zoti Kryeministër….dhe pretendon që ke shumë muaj që e di që janë para të "pista" dhe po ashtu ke muaj e muaj qe e taton rrogën time nga "paratë e pista"…prandaj hollë hollë një lugë supë e ke ngrënë edhe ti nga "paratë e pista" të Agon Channel…..Vërtetë kjo ska bythë ku të rrijë ..por me zemër të them:

TË PAST BA MIR ZOTNI KRYEMINISTËR”

SHKARKO APP