Gentiana Sula emërohet anëtarja e re e Autoritetit për Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit

 

 

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi ditën e sotme dhe miratoi projektvendimin “Për propozimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të një anëtari të Autoritetit për Informimin për Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit”

Në mbledhjen e komisionit ishte kandidatja Gentiana Sula, e cila aktualisht mban postin e Zëvendësministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në fjalën e saj znj. Sula bëri një prezantim të jetëshkrimit e cila nuk pati vërejte si kandidate.

Në fjalën e tij, deputeti i opozitës z. Arben Ristani theksoi se opozita nuk është kundër kandidaturës, por kundër projektligjit për hapjen e dosjeve të sigurimit të ish-sistemit komunist. “Znj. Sula është propozuar për kryer një detyrë shtetërore dhe parimisht personalisht do t’i uroja punë të mbarë por duke qenë se ne si opozitë kemi qenë kundër ligjit që kur ai është miratuar do të jemi të detyruar të votojmë kundër”,- tha z. Ristani.

Kryetari i komisionit z. Fatmir Xhafaj theksoi se kandidatura e propozuar nga Këshilli i Ministrave nuk ka kontestime. “Mesa shoh, për kandidaturën nuk ka vërejtje, por ka vërejtje për ligjin. Ky është një diskutim që ne e kemi bërë për ligjin. Këtu ndahemi. Është e drejta e opozitës ta gjykoj në mënyrë ne saj por e rëndësishme është që kandidatura e sjell nga Këshilli i Ministrave nuk ka konstatime dhe ndahemi për çështje ligji dhe jo çështje kandidature dhe kjo është e rëndësishme”,- tha z. Xhafaj.
Në fund znj. Sula u votua nga komisioni si anëtare e Autoritetit për Informimin për Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit.

R.SH

SHKARKO APP