GENTJANA MERITON TË SPONSORIZOHET !

Nga Musa Kurtulaj-
“PRANVERA FILLOI ME ARDHË” është një nga perlat e “thesarit” te kengëve qytetare shkodrane ! E risjelle nje kengëtare e re por shumë e talentuar, Gentjana Tafili ! E këndon mrekullisht duke ruajtur maksimalisht orgjinalitetin e të kënduarit të kësaj kënge ! Meriton per këte një BRAVO te fuqishme ! Natyrisht, pjese e suksesit te kesaj kënge ështe realizimi me nivel të lartë të këtij klipi nga Maison Kavaja, ish – operator i studiove te TOP – CHANNEL per shume vite, sot me studion e tij ne Shkoder ! Gjithçka perfekte, ndaj dhe Maisoni e meriton nje BRAVO te fuqishme ! Por duke i renditur keto pak radhe, nuk mund te mos i dergojme nje mesazh Bashkise Shkoder dhe Keshillit Bashkiak, duke u kujtuar atyre qe per kenge te tilla duhet te ndajne fonde dhe te sponsorizojnë, pasi kengëtaret e ketij soji nuk janë daulle tallavaje apo matrapazo – mashtrues dasmash, por janë SOJLI ne kuptimin e rendësisë qe ata i kushtojnë trashegimise sone artistike, si pasaporte VLERASH IDENTITETI me rrezatim të hershëm qytetërimi Evropian ! Keta meritojne të SPONSORIZOHEN, dhe nuk besoj se ka qytetar në Shkoder kundër nje vendimi te tillë që mund te marrin Keshilli Bashkiak !
Gentjana Tafili nuk fiton para me këtë këngë, perkundrazi, ajo ka shpenzuar nga kursimet e saja per ta klnduar e realizuar, por fiton qyteti, fiton kultura, fiton tradita e paster artistike-muzikore, perkunder antivlerave që po e sulmojne egërsisht nga të gjitha anët muziken dhe këngën e dlirtë popullore !
Prandaj dhe kengëtaret si Gentjana Tafili, meritojnë të sponsorizohen nga Bashkia, Ministria e Kultures dhe bizesi, nëse duam ta shpetojmë këngën dhe muziken e mirfilltë popullore ! Le të shpresojmë !

SHKARKO APP