George Marshall Albania, e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj për Sigurinë Kombëtare
Sot pasdite u mblodh bordi drejtues i Qëndrës studimore George Marshall Albania, nën drejtimin e presidentit të saj Dr. Dritan Demiraj, zv.presidentes Edith Harxhi, Gjeneral Bardhyl Hoxha dhe ish-presidentit Prof. Dr. Pajtim Ribaj. Në fokus të takimit ishte vlerësimi i raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për vitin 2017 të botuar në datë 15 mars, ku Aleanca jep një radiografi të situatës së vendeve anëtare, kontributit të tyre në buxhetin kolektiv dhe rreziqet e reja për aleancën në Veri (Rusi) dhe në jug të Evropës (emigracioni, terrorizmi).
Qëndra George Marshall vlerësoi se rritja e kontributit të Shqipërisë për mbrojtjen në buxhetin e 2018 është një nisje e mirë drejt përmirësimit të kapaciteteve dhe gadishmërisë së FA. Pika e dyta në axhendën e sotme ishte riorganizimi i qëndrës përmes hedhjes së linjave programore të thellimit të çështjeve që prekin Sigurinë Kombëtare, stabilitetin e rajonit dhe rreziku i kërcënimit asimetrik rus për vendet e aleancës dhe vendet me popullsi shqiptare.
Për këtë arsye bordi vendimarrës doli në konkluzionin e nevojës së organizimit brenda 2018 të një sërë veprimtarish sensibilizuese dhe studimore në hartimin e dokumentave kryesore strategjike të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Strategjisë Ushtarake dhe dinamizmi i rreziqeve të reja. Zhvillimi i dy veprimtarive shkencore mbarëkombëtare dhe ofrimi i ekspertizës për mediat e interesuara për çështjet e sigurisë ishin temë diskutimi. Po ashtu botimi i disa artikujve studimore brenda dhe jashtë vendit, si dhe nxjerrjen e një reviste periodike me objekt sigurinë kombëtare, rajonale do jetë një instrument i ri i Qëndrës George Marshall.
Nga ana e tij Prof.dr Ribaj kërkoi një forcim të bashkepunimit me universitetet publike dhe private, angazhimin e qëndrës në projekte mbarëkombëtare, mbështetjen dhe inkurajimin e gjeneratave të reja për problemet e sigurisë, etj. Zonja Edith Harxhi vlerësoi punën dhe rolin e Qëndrës dhe shtroi nevojën e një bashkëpunimi më të mirë me institucionet diplomatike dhe të sigurisë.
Kolonel Dritan Demiraj mbështeti propozimet dhe curinë në përvojën më të mirë dhe inicoi hartimin e një dokumenti programor dhe zhvillimin e aktiviteteve me frymë kombëtare. Prof Osman Metalla sugjeroi një qasje proaktive ndaj institucioneve, sidomos në ofrimin e ekspertizës komisioneve parlamentare, agjencive të sigurisë dhe stafit këshillimor të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Dr. Demiraj përcolli në mënyrë të qartë strategjinë e re të komunikimit të Qendrës George Marshall Albania me median, institucionet, publikun e gjërë. Në mbledhjen e bordit u prezantua anëtari i ri z. Ermal Jauri, i cili ofron ekspertizë ndërpersonale të Europe Agency për promovimin e vlerave Euroatlantike.
Në fund, Bordi u njohën me arritjet eksperteve të sigurisë Juliana Zenjo dhe Manuela Ymeri, duke mirë pritur idetë në drejtimin e përfshirjes më aktive në çështjet e sigurisë kombëtare, dhënien e ekspertizës sa më të mundshme për formësimin e kulturës se sigurisë në Universitete, institucione dhe në dobi të vendimmarrjes politike.
KOHA JONË SONDAZH

