”Gerti me medalje ari, por modest”, Boçi: Kemi nevojë për modele të tilla, gjithçka e arritur me meritë

Pas homazheve dhe nderimeve që bëri për kolegun dhe mikun e tij, nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi i ftuar në ”News 24”, ka vlerësuar figurën e Gerti Bogdanit, i cili u nda nga jeta dje pas një arresti kardiak.

Boçi tha ndër të tjetra se i ndjeri kishte medalje ari, por ishte model. Nënkryetari i PD-së, nënvizoi edhe se modele të tilla si ajo që Gerti la pas, është që gjithçka është e arritur me meritë dhe që i duhen më shumë se kurrë politikës.

”Gerti ishte djalë i shkëlqyer, imponohej me thjeshtësinë e tij. Ishte politikan që i thërriste gjithmonë argumentit. Gerti ka marrë kudo medalje ari dhe sërish ishte modest. Ai nuk neglizhonte asnjë detaj të prezantimit të tij. Ai krijonte respekt tek njerëzit. Ne kemi nevojë për modele të tilla, gjithçka e arritur me meritë. Gerti Bogdani ishte një politikan ndryshe, model për çdo të ri që aspiron në politikë”,-tha Boçi.

SHKARKO APP