Gerti Pashja: Gjykata s’ka prova, po na dënon se i ka dhënë besën amerikanëve

Në ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda po mbahet seanca e dytë e mbrojtjes për një pjesë të xhihadistëve, pas pretencës së dhënë seancën e kaluar ndaj të pandehurve.

I akuzuar si organizator i rekrutimit të shqiptarëve në Siri, Gerti Pashja deklaroi në seancë se çështja në ngarkim të tij dhe të të pandehurve të tjerë është e paragjykuar që pas ndërhyrjes së Ambasadës amerikane.

Pashja: Çështja jonë e paragjykuar që pas ndërhyrjes së Ambasadës amerikane. Ambasada e SHBA ka bërë deklaratë për gjyqin tonë, pse duhet të ndërhyjë?Gjykata s’ka prova, po na dënon se i ka dhënë besën amerikanëve.

Ai kërkoi që të rihapet procesi dhe të ftohet dëshmitari Artur Balla.

SHKARKO APP