Gëzim Kame rrëfen amanetin e Kadri Roshit: Aman na ndërtoni një Teatër të ri

Ndërtimi i një Teatri të ri Kombëtar nuk është thjesht një ide e sotme, por edhe një kërkesë e asaj plejade aktorësh të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, të cilët me rolet dhe interpretimin e tyre kanë lënë gjurmë tek të gjithë shqiptarët.

Regjisori dhe aktori i njohur i skenës shqiptare, Gëzim Kame duke folur dje në dëgjesën e artistëve dhe arkitektëve, rrëfeu mes të tjerave edhe amanetin e një prej korifejve të aktrimit shqiptar, Kadri Roshit.

“Unë jam dëshmitar i dy kohëve, edhe para 20 viteve i njëjti problem ka qenë. Atëherë u tha se kjo godinë do shembet se nuk mban zjarrin, digjet shpejt. Dakord i thamë të gjithë ne, me në krye Kadri Roshin. Po u them tani që të mos abuzohet në asnjë moment me historinë ose me faktet. Kurse kreu i aktorëve Kadri Roshi thoshte: Aman more na bëni një teatër të ri. Ishte ëndërr e të gjithë aktorëve sepse që në ’46 ka qenë barakë atje”, rrëfehet .

Por ndërsa 20 vite më parë, përveç idesë dhe qëllimit të mirë për të ndërtuar një skenë të re teatrore kombëtare, mungonte financimi, sot Kame thekson se situata është krejt e ndryshme, pasi teatri synohet të ndërtohet pa asnjë kosto. Ndaj, thekson ai, nuk ka asnjë arsye pse të ndalohet projekti për ndërtimin e një teatri modern.

SHKARKO APP