GHB, droga që ka hyrë në Kosovë e Shqipëri. Nxit seksin por mund të shkaktojë vdekjen

 

Një doktor psikiatër Ilir Grezda, ka postuar në Facebook një informacion tronditës.

Ai ka sqaruar pasojat që vijnë nga përdorimi i vullnetshëm apo i pavullnetshëm i drogës së quajtur “Gama Hydrosybutyrate”.

Kjo drogë është e re dhe ka ardhur edhe në Kosovë e Shqipëri.

Ajo njihet me formulën kimike (C4H8O3) dhe me emrin “Gama Hydroksybutyrate”, apo ndryshe me emrin e shkurtër “GHB”.

Përdoret në formën e pikave (ekstazi e lëngshme) ose si pluhur, i cili është i bardhë dhe vepron 5 deri në 10 minuta pas përdorimit. Efekti i kësaj droge zgjat deri në një orë e gjysmë.

Këtë lëndë në shumicën e rasteve ua vendosin vajzave në pije gjatë mbrëmjeve që t’i përdorin më pas për marrëdhënie seksuale. GHB është një qetësues i sistemit nervor qendror që zvogëlon stresin dhe rrit jashtë mase epshin seksual

Por ajo që është shqetësuese, është se nëse kjo drogë kombinohet me alkool dhe substanca psikotrope (anksiolitik-antidepresiv), shkakton depresion të rëndë respirator që mund të çojë në vdekje të menjëhershme.

Doktor Grezda në fund bën apel tek rinia për kujdes.

SHKARKO APP