Gianni Infantino konfirmon rihapjen e basteve në Shqipëri

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka konfirmuar rihapjen e basteve në Shqipëri.

Duke folur në ceremoninë e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”pas takimit që bëri me kryeministrin Edi Rama, Infantino la të kuptohet se bastet do të hapen sërish në Shqipëri.

“FIFA i ka shumfishuar investimet, por do t’i shtatëfishojmë. Tashmë, po ecim në një drejtim edhe për bastet, e kemi mbyllur këtë plagë dhe mund të rregullohet tashmë. Falenderoj kryeministrin dhe tashmë të ardhurat nga bastet mund të investohen për futbollin dhe për të rinjtë që merren me këtë sport”.

SHKARKO APP