Gjallë apo i vrarë? Gjykata e Lartë merr vendimin për Ervis Martinajn

Edhe pse në kërkim dhe që prej vitit të shkuar nuk ka informacione nëse është gjallë, apo e kanë vrarë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Ervis Martinaj në lidhje me ngjarjen e ish-“Bllokut”, ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato e vetë Martinaj.

Martinaj kundërshtonte vendimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2018 që e la atë në burg për ngjarjen në zonën e ish-Bllokut, por që më u lirua nga Gjykata e Tiranës me garanci pasurore.

Në përfundim të procesit në Apel akuza ndaj Martinaj për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?