”Gjallë ose i vdekur në Parlament”, debati i plotë i Nokës me Gjinin në derën e Kuvendit: A e di ti nga vi unë?

Sot seanca plenare në Kuvend u zhvillua pa asnjë deputetët të opozitës. Jashtë sallës kishte tensione të forta. Deputeti i Partisë Socialiste, Frrok Gjini dhe sekretari i Përgjithshëm i  Partisë Demokratike, Flamur Noka u përplasën jashtë Kuvendit me njëri-tjetrin.

Frrok Gjiini: Mos më shtyj me dorë mua, mos më prek me dorë. Dua të hyj brenda.

Bledjon Nallbati: Dhe unë brenda dua të hyj.

Frrok Gjiini: S’më pengon ti mua të futem brenda.

Bledjon Nallbati: Ore as ti mua, unë s’po të pengoj ty. Mua po më pengojnë këta (i referohet Gardës)

Flamur Noka: Të hyjmë ne dhe pastaj.

Frrok Gjini: Mua mos më prek njeri me dorë, mos bëjë gabim.

Flamur Noka: Hajde, hajde Frrok, jepi, ik tani…

Frrok Gjini: Nuk ka bir k*urve me m’nalu m’u fut mrena… o i vdekur, o i gjallë futem në parlament

Flamur Noka: Do futem unë para, se kam një orë para teje këtu.

Frrok Gjini: Mos m’prek me dorë, mos më bëj kështu. O Flamur po mos më prek me dorë. A e di prej nga vi unë?

Flamur Noka: Hajde, se kam dy orë që pres, kur s’më lënë mua, nuk futet njeri.

Frrok Gjini: Nuk shkon me mua, mos më prek me dorë.

Flamur Noka: Shkon Frrok, shkon.

Frrok Gjini: Nuk kthehem mbrapa unë! Harroje.

SHKARKO APP