Gjanica përmbyt shtëpi dhe biznese në Fier, lagje të tëra nën ujë dhe në Vlorë

 

 

Reshjet intensive të shiut rikthejnë problematikën e përmbytjeve në jug të vendit.
Rritja e nivelit të ujit ka nxjerrë lumin Gjanica nga shtrati duke përmbytur disa shtëpi dhe biznese në Fier.

Shtabi i Emergjencave ka ngritur grupet e punës dhe prej 48 orësh është në gadishmëri për përballimin e situatës.

Mësohet se familjet ishin njoftuar të linin banesat, por ata nuk kanë preferuar të largohen duke u mjaftuar vetëm me nxjerrjen jashtë trë pajisjeve elektroshtëpiake.

Përmbytje edhe në Vlorë, situata më problematike në periferi

Situatë e rënduar paraqitet edhe në Vlorë, ku janë përmbytur disa zona. Akse rrugore të tëra u bënë të pakalueshme të shtunën, pasi niveli i ujit kaloi 40 cm në rrugë.

Zona të tëra janë gjendur të përmbytura si zona e Skelës, lagjet “Pavarësia”, “Isa Boletini”, “1 Maji”, “24 Maji”, “28 Nëntori” etj. Kalimi i këmbësore përgjatë mbrëmjes së të shtunës ishte i pamundur dhe i vështirë edhe për automjetet.

Problemet më të mëdha janë regjistruar në periferi si pasojë e mungesës së infrastrukturës. Shkak i këtyre përmbytjeve veç sasisë së madhe të shiut janë edhe kanalizimet terësisht të bllokuara.

Në gjithe rrethin e Vlorës ka pasur dhe vijon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zon

SHKARKO APP