Gjashtë motrat jetime, Rama: Tragjedi me përmasa të jashtëzakonshme

Mbrëmjen e sotme në një emision special “Opinion” po trajtohet rasti i 6 vajzave jetime nga Kukësi, të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

I ftuar në këtë emision, kryeministri Edi Rama po përballet me një sërë pyetjesh për të gjitha familjet e varfra.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një tragjedi me proporcione të jashtëzakonshme rastin e prezantuar për gjashtë motrat e mbetura jetime pas vdekjes së prindërve në Kukës.

Swiss Digital Desktop Reklama

RamaRastin që jemi mbledhur këtu bëhet fjalë për një tragjedi në proporcione të jashtëzakonshme dhe janë për t’u falëndëruar të gjithë ata njerëz që merren me zbulimin dhe evidentimin e këtyre rasteve, por edhe spontaniteti i shumë njerëzve. Ky është një problem që shoqëria jonë fatkeqësisht e ka. Shoqëria jonë e ka një reagim të menjëhershëm kur një rast i ngjashëm shfaqet, ka një reagim spontan, por kur vjen puna tek ai spontaniteti i strukturuar dhe sistematik që është karakteristikë e atyre vendeve që kanë një shtet solid, këtu kemi edhe mangësitë tona. Kur vjen puna tek solidariteti i strukturuar ne kemi shumë boshlliqe.

Swiss Digital Mobile Reklama
RAMA PER RASTIN DHE CFARE MUND TE BEHET

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?