Gjashtë vite nga vizita e Papa Franceskut, Tritan Shehu: Shqipëria është shtet europian, duhet të evokojë vlerat e Perëndimit
Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar 6-vjetorin e viziitës së Papa Franceskut.
Shehu thekson se Shqipëria është një vend europian, ndërsa shton se duhet që të evokojë vlerat e Perëndimit.
Postimi i Tritan Shehut:
6 Vite me pare Papa Francesco ne Tirane.
Ishte kjo jo thjesht nje vizite, por nje evokim i vlerave te medha te popullit shqiptar dhe nje mesazh i qarte per perkatesine tone Europiane e Perendimore.
Prandaj sot desheroj te rikujtoj ate cfare u tha gazetareve Ati i Shenjte ne kthim nga Tirana:
“Shqiperia eshte nje vend evropian. Per mua kjo ka qene nje surprize. Shqiperia eshte nje vend evropian, pikerisht per kulturen – kulturen e bashkejeteses dhe per kulturen historike qe ka patur.”
Shume kuptimplote dhe optimiste kjo thenie e Papes ne kete Bote e vite plot trazira, ku zullumet a gabimet mund te jene aq fatale sa te na degdisin perseri ne skutat e Lindjes, nqs do te harrojme origjinen e familjen tone te madhe europiane, te ciles i perkasim.
Dhe kete fatkeqesi ne e kemi pesuar me shume se nje here gjate historise sone, qofte gjate pushtimit otoman, qofte gjate atij komunist, me cmime shume te larta kjo per vlerat dhe lirite tona.
Pra historia nuk duhet harruar per te mos u perseritur dhe ne ngjarjet e dhimbeshme te saj, vecanerisht sot kur themelet e demokracise sone, qe jane te vetmet garante afat gjate te te ardhmes europiane jane deformuar fort.
Dhe Papa Francesco gjashte vite me pare kete na kujtoi jo vetem neve, por dhe Europes.